Masivizohen grevat në Kosovë

Grevës së mësimdhënësve gjatë ditës së djeshme i është bashkangjitur edhe Universiteti i Prishtinës, derisa në greva kanë hyrë edhe të gjithë inspektorët e shëndetësisë. Ndërkohë, shërbyesit civilë në Qeveri kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë nëse nuk do të kenë rritje të pagave, shkruan gazeta “Zëri”.

Kështu as vendimi i së dielës i kryeministrit Ramush Haradinaj, vendim për ndarjen e 20 milionë eurove për rritjen e pagave në sektorin e arsimit, nuk i ka bindur ata që të heqin dorë nga grevat. Sipas këtij vendimi, për mësimdhënësit në shkollat e mesme do të ndahen nga 74.8 euro më shumë në muaj, për mësimdhënësit në arsimin fillor nga 46.8 euro më shumë, për mësimdhënësit në arsimin parashkollor nga 49.8 euro e po ashtu edhe për mësimdhënësit në shkollat speciale nga 49.8 euro më shumë në muaj.

Megjithatë, Kryesia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë (SBASHK) ka refuzuar ofertën e kryeministrit Haradinaj për këtë rritje të pagave.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit