20.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Ngritet aktakuzë ndaj pronarit të kompanisë “SatStyro” ku vdiq 17 vjeçari

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka ngritur aktakuzë ndaj kompanisë së stiroporit me seli në fshatin Mushnikovë, komuna e Prizrenit, dhe kundër personit përgjegjës me inicialet A.B., për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Në këtë kompani me 30 qershor pati vdekur punëtori 17 vjeçar Seldin Alija. I ndjeri vdiq në incidentin që pati me mikserin që e prenë stiroporin në kompaninë “SatStyro”,

Sipas aktakuzës, i ndjeri Alija nga fshati Lubizhdë ka qenë i angazhuar me kontratë sezonale në fabrikën e stiroporit pronë e të akuzuarit A.B.

“Derisa i ndjeri ishte duke punuar në vendin e tij të punës në makinën për riciklimin e mbeturinave të stiroporit, dhe duke mos qenë i trajnuar dhe udhëzuar për mënyrën e përdorimit të makinës, në një moment e kap thesin e mbeturinave pezull dhe tenton ta shkund në makinë, dhe papritmas në mungesë të masave mbrojtëse, makina duke e tërhequr thesin, e tërheq edhe viktimën bashkë me të, me ç’rast i njëjti edhe humb tragjikisht jetën.

“Në këtë mënyrë, i akuzuari A.B., si person juridik dhe si person përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës dhe me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 367, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe paragrafin 7 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokuororisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në barrë.

Më Shumë

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Liria mposht Besën e Pejës, tri pikë jetike në shtëpi

Liria ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Besën e Pejës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme para...

Lajmet e Fundit