11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Ngrihet aktakuzë për gruan që vrau 57-vjeçarin në Malishevë

Një grua me inicialet N. Rr. kishte vrarë në muajin gusht një 57 vjeçar nga Lladrovci i Malishevës

Për të njëjtën grua Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës N. Rr., për shkak të veprave penale “Vrasje”, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Sipas aktakuzës, me 04.08.2018, në fshatin Lladrovc, Komuna e Malishevës, e pandehura N. Rr, me dashje, për motive të panjohura ka privuar nga jeta tani të ndjerin S.B., ku përderisa ishin duke ecur me automjetet e tyre, në një çast e pandehura e ndal veturën duke shkuar te vetura e tani të ndjerit, është ulur në automjetin e tij, nga çanta e ka nxjerrë revolen, dhe te njëjtin e ka qëlluar disa herë në kokë dhe në qafë, dhe kështu ka kryer veprën penale “Vrasje”, thuhet në njoftimin për media.

“Gjithashtu e njëjta, më parë e deri më 04.08.2018, pa autorizim ka mbajte armë, të cilën edhe e ka përdorur për ta privuar nga jeta tani të ndjerin S.B, dhe kështu ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që e pandehura të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë”.

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj....

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit