Mahler, një “letër” dashurie…

Dhe muzika është gjithashtu një letër dashurie… E tillë ishte pikërisht dhe ajo «Adagietto» e Gustav Mahler që dëgjova një mbrëmje në skenën e Orkestrës Filarmonike të Parisit, në La Villette, nën drejtimin e Mikko Franck. Atë «adagietto» e kisha dëgjuar më parë në filmin «Vdekje në Venecie». Ç’mrekulli! Ishte një letër dashurie e Mahler për gruan e tij Alma Schindler, të cilën sapo e kishte njohur dhe ku që të dy kishin rënë nën sharmin e njëri-tjetri.

Jo, nuk isha në Lido, si dikur, kur shikoja vendet ku kishte xhiruar Visconti filmin e tij fetish… isha para atyre instrumentistëve virtuozë që më prehnin shpirtin me një nga meloditë më të bukura të botës. Po, intrumentistët, me violinat, violonçelët, basët e kordat e tyre luanin duke lexuar një letër dashurie të mjeshtrit të madh Mahler, apo duke e rishkruar atë me instrumentet e tyre, një letër që të merrte me vete me gjeninë e vet.

I lumturi dhe i mjeri Mahler nën sharmin e një prej grave më joshëse të Vjenës dhe po ashtu e dashura e Klimt në tablonë e tij «Puthja»… Alma Schindler ishte jo vetëm sensuale por dhe një pjaniste e muzikante mjaft e talentuar që ëndërronte të ishte gruaja e parë që do kompozonte një opera. Kjo «Adagietto» (Sehr langsam) e madhërishme, u shkrua nga Mahler në vitet 1901-1903, kur ai sapo kishte mbaruar «Marshin e vdekjes» (Trauermarsch) në «do dièse mineur», meqë i sëmurë, ai mendonte se do të vdiste, por jo. Me të ndodhi mrekullia.

I dukej se dashuria e risolli në jetë. Prandaj dhe kjo mrekulli muzikore puthi sytë e tyre. Dëgjojmë Mahler dhe na duket se në këto lëvizje muzikore, adaggio, me një gëzim ngjyrë purpuri e okre, ai ecën bashkë me flladin, përshkon kopshtin për të shkuar drejt Almës, ta zgjoje dhe t’i tregojë vjeshtën e artë… por ah, Alma flë, dremitet dhe Mahler nuk do ta zgjojë..

Dhe ai shkon hipur në njëzetë harqe violinash… Dëgjojeni këtë «Adagietto», është diçka nga më pasionantet (Liebenschaftlich), është një nga ato mrekulli që të lehtësojnë shpirtin, që të mëkojnë plagët, që të lehtësojnë trupin edhe sikur të jesh në shtratin e vdekjes. Një letër e magjishme dashurie … Luan Rama

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit