10.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Vdes avokati, Fikri Shishko nga Prizreni

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur avokati Fikri Shishko nga Prizreni.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 08.02.2019 në ora 12:00 në Prizren.

Oda e Avokatëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të avokatit të ndjerë.

Avokati, Fikri Shishko, u lind më 08.02.1949 në Prizren. Fakultetin Juridik e kishte mbaruar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1976, kurse provimin e Jurisprudencës e kishte kryer në vitin 1978.

Fikri Shishko ishte gjyqtar për një kohë të gjatë në Gjykatën Komunale dhe Gjykatën e Qarkut në Prizren, e po ashtu për një periudhë kohore ishte gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, ndërsa profesionin e avokatit e ushtronte në zyrën e tij në Prizren.

Më Shumë

Kryetarja Emra: Gjykata e Prizrenit nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota,...

Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren

Në kuadër të Superligës në basketboll sot më 9 prill do të zhvillohet një përballje interesante ku Bashkimi do të përballet me Borën. Ndeshja do...

Lajmet e Fundit