12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Mytaher Haskuka:Këtë vit do të nisë ndërtimi edhe i dy çerdheve tjera

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për çerdhet publike, të cilat mungojnë në këtë qytete.

Haskuka tha se janë duke u ndërtuar dy çerdhe, njëra e financuar nga komuna e këtij qyteti, ndërsa tjetra nga ministria.

Sipas tij, këtë vit po mendojnë që të përurojnë çerdhen publike e cila është e financuar nga komuna.

“Po ndërtojmë dy çerdhe publike. Njëra është investim i komunës dhe po mendojmë që sa më shpejt ta përfundojmë, këtë vit ta hapim. Ndërsa çerdhja tjetër është me fond të ministrisë”, tha ai.

Kryetari Haskuka po ashtu tregoi se këtë vit po mendohet të ndërtohen edhe dy çerdhe tjera me donacion nga Bashkimi Evropian (BE).

“Sivjet do të nisim ndërtimin edhe të dy çerdheve tjera në lagjen Arbana donacion i BE-së”, ka thënë ndër të tjera, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. /Telegrafi/

Më Shumë

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

Lajmet e Fundit