-2.2 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Ja si e kujton babin vajza e dëshmorit nga Strusha

E bija e dëshmorit, Teuta Muji, e cila ishtë vetëm tre vjeçe kur i’u vra i ati nga armiqtë gjakatarë, sot ajo e kujtonë me mall babin në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, transmeton tvprizreni.info.

Gëzuar 17 shkurti,dita e ëndrrave shekullore

Babë,po te shkruaj përsëri…

Sa herë që ka festë kombi 
Je ti i pari që më vie ndermend ta përmend, je ti heroi im, je ti krenaria ime.


Sa e sa herë mendoja se çdo gjë është e qastit ..se ti ende je gjallë thjesht po pret momentin e duhur per tu shfaqur, e këtë moment më së shumti e ënderroja nëper festa…të prisja vërtetë, me gjithë shpirt e doja atë mrekulli dhe mbi të gjitha besoja, thënë më sakt doja ta besoja se kjo vërtetë do të realizohej një ditë … prisja vertete, me gjithe shpirt e doja atë mrekulli dhe mbi të gjitha besoja, thene me sakt doja ta besoja se kjo vërtetë do të realizohej një ditë…


Doja të besoja, së një ditë do shfaqesh para nesh duke thënë ja ku jam, jam këtu per ju, s’dua t’ju humbas më kurrë.

Do jem këtu me ju përherë.


Ky është vendi im, vendi që e mbrojtëm me gjithë çfarë mundem unë bashkë me shokë, ky ishte ideali jonë, kjo Liri, ky gëzim në fytyrat tuaja, kjo paqe në Kosovën tonë, në Shqiperinë tonë, ishte dhe do mbetet ënderra jonë! Të prisja në shtepi, në rrugë, në çdo anë por s’të pashë më asnjëherë. ..e gjitha mbetet dëshirë e pastër femijerore,e kam menduar gjithnjë, e kurrë s’mora guximin ta shkruaj, por ja që ca vite më shumë në moshë mua s’më humbin aspak dëshirën e madhe të shkruaj e të flas për ty përherë, më shumë nder .

Babë edhe pse dua fort, unë sot s’pres të të takoj si atëher, sot po të shkruaj të të them së e di që ti i dhe shumë më shumë dritë kesaj dite ,sesa dritat qe ndriçojnë nëpër qytete ,ju dhatë gjakun tuaj, për këtë liri flamujsh nëpër vendlindje..


Ti sakrifikove jetën në mbrojtje të shkollës shqipe ,unë bija jote me gjithë nderin e krenarinë që mund ta karakterizoj një femijë dëshmori, sot po të shkruaj shqip, po të falenderohem shqip, dhe po festoj shqip amanetin tënd ,bashkë me gjithe shqiptaret ane e mbane!
Ju deshmorë, jeni meritoret e gezimeve ne atdhe, ju jeni vete krenaria e kombit ,ju jeni yjet vezlluese në qiell, si të tillë ju mbajmë në mendje perhere !

Pusho i qete babe!

Ju jeni historia jonë,ideali jone!
Ju ndriquat jetet tona, ne vendin tonë!

Teuta Anif Muji

Më Shumë

U godit nga një mjet i fortë metali në vendin e punës, humb jetën një person në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht në një...

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Rahovec

I pari i Komunës, Smajl Latifi, sot mori pjesë në tryezën për themelimin e Zyrës për Ndihmë Juridike Falas në Rahovec, së bashku me...

Lajmet e Fundit