9.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Shkurt, 2025

U ndanë çmimet në trashëgimi, Jusuf Osmani, laureati kryesor

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në një ceremoni të organizuar sot në praninë e ministrit Kujtim Gashi, dha çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore, të cilat jepen në bazë të rregullores për dhënien e çmimeve në trashëgimi.

Çmimi për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanicae”, iu nda Jusuf Osmanit dhe shpërblim financiar në vlerë prej 5000 euro për faktin se i njëjti ka bërë një mori botimesh nga fusha e historisë dhe arkivistikës si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm për dokumentimin e krimeve serbe në luftën e fundit në Kosovë.

Ndërsa Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta në fushën e trashëgimisë kulturore “Shtjefën Gjeqovi” iu dhurua Shemsi Krasniqit me një shpërblim prej 2500 euro, për shkak të kontributit të tij dhënë për artin shkëmbor në Kosovë, një fushë shumë e veçantë e trashëgimisë kulturore.

Çmimi Vjetor për Vepër Shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore “Zef Mirdita” iu nda Gjon Berishës dhe shpërblimi prej 2500 euro sepse vepra e tij “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu në fondet e Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut” është kontribut i veçantë shkencor i mbështetur kryesisht në dokumente.

Dhe Çmimin Vjetor për Menaxhim Institucional në fushën e trashëgimisë kulturore “Muhamed Shukriu” e mori Milot Berisha dhe u shpërblye me 2000 euro, si udhëheqës i projektit të lokalitetit më të veçantë të trashëgimisë kulturore i cili tashmë është shndërruar në “Parku Arkeologjik i Ulpianës” i cili me përkushtimin e tij ka bërë që ky lokalitet të jetë top atraksioni i turizmit kulturor në Kosovë, thuhet në vlerësimin e jurisë. Çmimet dhe vlerat financiare janë ndarë në bazë të rregullores.

Laureatët e çmimeve u shprehen të kënaqur me mirënjohjen që shteti i Kosovës, konkretisht MKRS-ja po tregon për punën e tyre në fushën e trashëgimisë dhe falënderuan ministrin Kujtim Gashi për kujdesin që ka ndaj trashëgiminë kulturore duke e konsideruar atë ndër prioritetet dhe vlerat e posaçme për Republikën e Kosovës.

Ministri Gashi tregoi se përmes këtyre çmimeve ne e shfaqim falënderimin dhe vlerësimin shtetëror për profesionistët dhe ata që kontribuojnë në fushën e trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Gashi tha se komisioni e ka vlerësuar me të drejtë secilin çmim që ka vendos me e nda dhe si ministri kemi qenë të përkushtuar që të kenë një juri profesionale dhe të marrin vendime të pavarura e të drejta.

“Ne jemi mundu që jurinë me e mbështetë dhe si komision me marr vendime të pavarura dhe drejta. Jam i lumtur si ministër që po i ndajmë këto çmime me ju motivuar juve e dimë se veprimtaria juaj nuk shpaguhet me vlera monetare por është akt i yni që e vlerëson punën tuaj në trashëgiminë kulturore dhe ne si ministri do jemi vazhdimisht mbështetës tuaj në veprimtarinë që bëni”, tha ai.

Ministri Gashi tha se “Puna e palodhshme dhe angazhimi i juaj i sot merr çmime dhe për të tjerët që nuk janë në mesin tonë e mbajnë gjallë trashëgiminë kulturore, aktivitetet në fushën kulturore ”.

Ndërkaq, Jusuf Osmani falënderoi ministrin për ndarjen e këtij çmimi.

“Faleminderit për këtë mirënjohje që e ndaj me shumë krijues të tjerë që na kanë ndihmuar të japim kontribut modest në konkurrimin e të dhënave në fushën e trashëgimisë që është e rëndësishme për ne sepse kjo identifikohet me identitetin kombëtar, të huajt janë munduar këtë trashëgimi të na rrënojnë por nuk e kanë arrit qëllimin dhe ajo që na ka mbete po mundohemi me tjetërsuar”, tha Osmani.

Juria Profesionale e cila ka vlerësuar materialet e ofruara për laureatët ka qenë në përbërje të Prof. asoc. dr. Nuri Bexheti, Dr. sc. Shafi Gashi, Prof. dr. Agim Zogaj, Mr. Bekim Ramku, dhe Mr. Sali Shoshi.

Më Shumë

Derbi i Prizrenit në Superligën e femrave: Junior 06 sfidon Bashkimin

Sonte, basketbolli i femrave në Kosovë do të ofrojë një përballje emocionuese mes dy skuadrave prizrenase, KBF Junior 06 Moni Bau dhe KBF Bashkimi....

Prizreni përforcon sulmin me dy transferime të reja

FC Prizreni ka zyrtarizuar dy afrime të rëndësishme në repartin ofensiv, duke forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Klubit i janë bashkuar sulmuesit Edin...

Lajmet e Fundit