4.1 C
Prizren
E diel, 23 Shkurt, 2025

Prizreni me vendim që rregullon e hap rrugë për themelimin e muzeve

Anëtarët e Kuvendit të Komunës, të enjten, unanimisht kanë votuar vendimin për themelimin e muzeve të Prizrenit, si dhe Statutin përkatës. Drejtuesit komunalë kanë theksuar se në saje të kësaj vendimmarrjeje do të strukturohen me përmbajtje muzetë ekzistues, që janë nën menaxhimin e Qeverisë lokale, si dhe do të themelohen edhe disa muze të rinj.

Sipas vendimit në fjalë, organizimi, funksionimi, përbërja e strukturës organizative, drejtimi, udhëheqja, financimi, planifikimi, transparenca dhe çështjet e tjera të rëndësishme për muzeun, do të rregullohen në bazë të Ligjit për institucionet e kulturës dhe Statutit të muzeve të Prizrenit.

Propozimi i aktit të themelimit, si dhe Statutit të muzeve të Prizrenit është prezantuar nga kryesuesi i KK-së së Prizrenit, Artan Abrashi, shkruan sot Koha Ditore.

“Fjala është që me vendim të KK-së të formohet një institucion kulturor, mbi bazën e Ligjit për institucione kulturore të Kuvendit të Kosovës, pra fjala është konkretisht për muzetë. Duke u nisur nga gjendja aktuale, ku muzetë në Komunën e Prizrenit nuk janë funksionalë, disa muze që janë nën kompetencë të MKRS-së kanë problematika në lidhje me funksionimin e tyre, ka ardhur një ide që si komunë ta bëjmë një strukturë ligjore, një vendim, i cili do të shërbejë si ombrellë për krejt muzetë, që rregullon përbërjen e tyre, mënyrën e funksionimit, financimit, e të tjera”, ka thënë Abrashi, para këshilltarëve. Ndërsa, sipas tij, me Statut përcaktohen veprimtaria, financimi e kompetencat e organeve drejtuese të muzeve të Prizrenit.

“Kemi një muze të Shtjefën Gjeçovit në Zym në gjendje jo të mirë, ku është i paqartë funksionimi i tij. Kemi muzeun në Landovicë, ka edhe muze të tjerë në Prizren, që janë themeluar, por nuk funksionojnë. Njëkohësisht është edhe ideja e themelimit të muzeve të rinj, si për shembull zona e Hasit, që mund ta ketë muzeun etnologjik apo mund të themelohet edhe muzeu i filigranit në Prizren. Prandaj, si komunë në bashkëpunim edhe me MKRS-në duhet që t’i plotësojmë kushtet e nevojshme që Prizreni të jetë pjesë e rrjeteve të qyteteve kulturore”, ka deklaruar Abrashi….

Më Shumë

ShKA “Agimi” dhe AKKV “Shota” magjepsin Prizrenin me koncertin festiv

Festa për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës në Prizren është përmbyllur me koncertin e këngëve dhe valleve tradicionale. Programi në fjalë është përgatitur...

63.60% e votave të numëruara: Përfundohen 14 QKN, hapen 3 të reja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 16:00 janë numëruar 63.60 për qind të vendvotimeve apo 1.611 nga 2.533, nga...

Lajmet e Fundit