Burdushi kërkon dhomë të veçantë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Mjeku popullor Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, pasi disa ditë pasi që kishte tentuar të vetvritet në qendrën e paraburgimit në Prizren ka kërkuar që të vendoset në një dhomë të veçantë. Tentimin për tu vetvritur përmes një çarçafi e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

“Me datën 25.02.2019 rreth orës 05:00 te mëngjesit i paraburgosuri H.P ka tentuar të bëjë vetëvrasje, me ç’rast si mjet ka përdorur çarçafin e shtratit i cili është në dhomën e tij. Mënyrën e tentim vetëvarjes e ka bërë duke e lidhur çarçafin për TV të cilën po ashtu e ka në dhomë”, ka thënë Thaçi.

Insajderi ka siguruar kërkesën që Burdushi e ka bërë te zyrtarë të kësaj qendre me datën 6 mars.

Budushi përmes kësaj letre kërkon t`i jepet dhoma e veçantë për siç ka thënë “për shkak të rehabilitimit dhe disponimit”.

Kërkesa e Burdushit është miratuar nga zyrtarë të kësaj qendre.

“Kërkesën e tij e kemi miratura të njëjtën ditë dhe ai s’ka asnjë shqetësim shëndetësor’, ka thënë drejtori Hamit Ademaj.

j.

Lidhur me rastin Këshilli për Mbrojtejen e të Drejtave dhe Lirive të Njëriut përmes një njoftimi për media kanë thënë se sot e kanë vizituar këtë qendër. Por sipas tyre drejtori Hamit Ademaj e ka mohuar se Burdushi ka tentuar të vetëvritet. /Insajderi.com

Më Shumë

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Lajmet e Fundit