Kadaresë i rriten mundësitë për të fituar çmimin Nobel

Nuk është hera e parë për shkrimtarin, të kandidohet për çmimin “Nobel”.

Ismail Kadare ka dy mundësi këtë vit, për të marrë një “Nobel”. Akademia Suedeze nuk ndau çmimet për letërsinë, për shak se u përfshi në një skandal seksual. Tashmë me një profil të njohur për lexuesit nga e gjithë bota, Kadareja renditet si autori që nuk i shpëton sërish një çmimi si “Nobel”.

Akademia ka shpjeguar se do të ketë dy çmime për letërsinë. Kandidatët për vitin 2018 dhe vitin 2019, do të shpallen gjatë vjeshtës, ndërkohë Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka propozuar kandidaturën e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare.

“Kurrë nuk është vonë që, sipas së drejtës cesariane, merita e shpërblyer të shkojë tek i merituari,”– është saktësuar nga Akademia e Shkencave, teksa u rikonfirmua propozimi për shkrimtarin shqiptar, i cili, tashmë i përket letërsisë mbarëbotërore, si zëri më unik dhe origjinal në letërsinë bashkohore shqipe./konica.al /

Më Shumë

Edicioni i katërt i “Prizren Rock & Blues Festival”, spektakolar dhe energjik si asnjëherë më parë

Më 3, 4 dhe 5 korrik, në tri net magjike, në dy skena gjigante, në lokacionin përballë kompleksit sportiv “Sezai Surroi”, ngjiten virtuozët vendorë...

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Lajmet e Fundit