Stuhia kah Deja e Anadrinit

KUR KRISËN PUSHKËT
NË “BREG TË DRINIT”

Dr.Sabahajdin Cena 

Ngado që lëviznin paramilitarët nëpër rrafshin e Anadrinit, mbillnin frikë,  tmerr e trishtim vetëm e vetëm që të
dëbohej popullata dhe kështu serbo-çetnikët ta kenë një “Kosovo i Metohija” të cilin toponim as sot nuk po e
heqin nga goja madje as në RTK, e as në Parlamentin e Kosovës.

Kështu, në fshatin Dejë vranë e masakruan: Bahrije Bytyçin, 1986,Driton Hotin, 1997, Elmaze Bytyçin,1982, Gani Morinën, 1937, Leonorë Bytyçin, 1980, Sevdije Hotin, 1968,  Muhamet Hotin, 1960, Muhamet R. Morinën, 1958, Mukadeze Bytyçin, 1978, Ramiz Krasniqin, 1960, Shpresë Bytyçin, 1966 dhe Vehbi Bytyçin, 1955.

Sigurisht që në shënjestër kishin Dejën si strofull të luftëtarëve të lirisë, si vendlindje të Arben Sadri Bytyçit, Bekim Qamil Bytyçit, Milaim Rexhep Morinës,Ramiz Krasniqit, Xhevdet Ibrahim Kras- niqit dhe Qemaj Haxhi Bytyçit, që u  flijuan në altarin e lirisë prej “Rrezinave”të Dejës, kah “Pisjaku” i Celinës, burgun e Dubravës e deri në “Lugun eZi” të Pashtrikut.

LAVDI MARTIRËVE TË DEJËS!
LAVDI MOTRAVE TONA!
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit