Shpallen zgjedhjet për fshatrat dhe lagjet e Malishevës

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës në vazhdimin e seancës së parë të jashtëzakonshme për vitin 2019 kanë miratuar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve nëpër vendbanime, fshatra, si dhe në lagje të kësaj komune për zgjedhjen e këshillave lokale.

Pas shumë diskutimeve të këshilltarëve të KK-së, ata kanë arritur pajtimin që ta formojnë Komisionin për shpalljen e zgjedhjeve për këshilla lokale. Ky komision parashihet që t’i ketë 11 anëtarë dhe krahas përfaqësuesve nga KK-ja do të ketë edhe një përfaqësues nga Zyra e Kryetarit të Komunës.

Në njoftimin e publikuar nga Komuna e Malishevës bëhet e ditur se seanca e jashtëzakonshme e KK-së ka vazhduar me pikat e miratuara të rendit të ditës dhe se me shumicë votash është formuar “Komisioni për shpalljen e zgjedhjeve për kryetarë të fshatrave, prej 11-anëtarësh.

Komisioni përbëhet prej: 3 anëtarë të NISMA-s, 3 të PDK-së, 2 të LVV-së , 1 të LDK-së, 1 anëtar nga Zyra e kryetarit dhe kryesuesi i KK-së”..

Më Shumë

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit