Sonte transmetohet dokumentari për masakrën në Krushën e Madhe

206 qytetarë të vrarë. 7 fëmijë dhe 5 gra. Njëra shtatzënë kur u vra, Dhe, dhjetëra persona që vazhdojnë të mbesin të zhdukur ende.

Kjo është historia e masakrës në Krushën e Madhe të cilës #InDoks i kthehet 20 vite pasi që ka ndodhur ky krim. E rrëfejnë ata që e panë me sytë e tyre dhe madje edhe e gjiruan.

Pak raste gjyqësore ka pasur për këtë masakër të madhe të harruar, dhe më e keqja: provat kryesore të një filmimi që i ranë në duar Lulzim Bashës, tash kreu i PD-së në#Shqipëri, kurrë më nuk i ka publiku.
“Masakra e madhe e harruar” është dokumentar në serinë e dokumentarëve që InDoks, me autor Visar Duriqi po bën për krimet e luftës në Kosovë.

Këtë të diele, në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe #live në Insajderi./ Insajderi.com

Më Shumë

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Lajmet e Fundit