Kizolli, Thaçit: Nuk do ta gëzosh 10 përqindëshin e 100 milionëshit për Prizrenin

Beni Kizolii ,PK1Kandidati i Partisë Konservatore (PK) për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli, i ka dërguar një porosi kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit se nuk do të gëzojë 10 për qindëshin e 100 milion erove të premtuar për Prizrenin. “I nderuar, Kryeministër ju thoni se do të investoni 100 milion euro në Prizren, sepse ju besoni që bashkëveprimtarët tuaj do të udhëheqin këtë komunë, por për fat të mirë ua përkujtoj, se së pari ju nuk do të udhëheqin Komunën tonë, dhe së dyti ju nuk do të shijoni 10 përqindëshin e milionave, sepse ato janë para të bashkëqytetarëve të mi”, tha Kizolli në

Partia Konservatore e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të saja parazgjedhore, ka takuar banorët e lagjeve “Tabakhane” dhe “Jeni Mahallë”.

Në praninë e një numri të madh qytetarësh, kryetari i partisë Munir Basha fillimisht ka përshëndetur të pranishmit duke u shprehur i habitur me interesimin e lartë të pjesëmarrësve në takim. Basha tha se kjo tregon seriozitetin e qytetarëve për ta ndryshuar gjendjen aktuale në Prizren.

“Bashkëpunimi me qytetarët, problemet dhe kërkesat e tyre, do të jenë preokupim i yni , dhe se kjo është forma e cila do të duhej të ndiqej edhe nga pushtetet e deritanishme”, tha Basha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Berisha uron Bashkësinë Islame të Prizrenit për Kurban Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, ka vizituar Bashkësinë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit. Së bashku me...

Malisheva nënkampione, Llapi në barazh, kjo është tabela e Superligës

Më ndeshjet e sotëm tashmë edhe zyrtarisht është mbyllur sezoni 2025-2026 në Superligën e Kosovës në futboll. Tashmë dihet verdikti përfundimtare i këtij sezoni. Vëmendja kryesore...

Lajmet e Fundit