Rahovec, babë e bir e kanosin me armë një person

Në tregun e gjelbër të Rahovecit më 9 prill, një person është kanosur me armë nga dy të dyshuar babë e bir.

“Nga Policia është ndaluar dhe është arrestuar një i dyshuar e më pas është vetëdorëzuar edhe i dyshuari tjetër i cili ka pranuar se ka kryer veprën dhe ka dorëzuar armën –revole e llojit “TT”, një karikator me 5 (pesë) fishekë kal.7.62mm, e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe është konfiskuar nga Policia”.

“Gjithashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë kal. 7.62 mm. Nuk raportohet për të lënduar”, thotë Polica në raportin 24 orësh.

Me vendimin e prokurorit, një i dyshuar pas intervistonit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit