Aktorët ankohen për pagat, Komuna e Prizrenit premton zgjidhje

Tash e tre muaj, aktorët e teatrit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” janë pa paga.

Kjo sepse, në këtë teatër nuk është zhvilluar asnjë aktivitet dramatik. Aktorët të irrituar me këtë problem thonë se nuk janë shërbyes civilë dhe se mjetet për pagesën e aktorëve vijnë nga zbatimi i projektit kapital “Realizimi i politikave zhvillimore për kulturë”, për të cilin paraprakisht duhet të përmbyllen procedurat e prokurimit.

Drejtori i Kulturës në këtë komunë, Ehat Oreshka i ka thënë Insajderit se tenderimi për projekte teatrale përfundon me 24 prill.

“Në fund të këtij muaji duhet të përfundojnë proceduar dhe pastaj dalin mjetet për projekte” – ka thënë Oreshka.

Ata kanë thënë se kryetari i komunës, Mytaher Haskuka është takuar me aktorët dhe janë sqaruar mosmarrëveshjet.

“Aktorët do të fillojnë së shpejti realizimin e projekteve për vitin 2019 që do të miratohet nga Këshilli Drejtues i TP Bekim Fehmiu.” – ka përfunduar Oreshka.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit