11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Avdullah Hoti drejtë një mandati të ri në degën e LDK-së në Rahovec

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se do t’i hyjë garës për të parin e degës në Komunën prej nga vjen vet.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Hoti tha se me kërkesë të aktivistëve do të kërkoj besimin për ta udhëhequr degën e LDK-së në Rahovec edhe për një mandat.

Ky është postimi i plotë i Avdullah Hotit:

“Pas përmbylljes me shumë sukses të zgjedhjeve në 39 nëndegë në kuadër të Degës së LDK-së në Rahovec, të enjten e mbajmë Kuvendin Zgjedhor të Degës, ku zgjedhet Kryetari dhe Kryesia e Degës. Me kërkesë të shumë bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve, përfshirë nëndegën time në Ratkoc, unë do të kërkoj besimin e delegatëve për të udhëhequr Degën e LDK-së në Rahovec edhe për një mandat. Na presin shumë punë përpara. Besimi i qytetarëve në LDK po forcohet çdo ditë. Kjo është përgjegjësi për ne, për LDK-në si partia më e vjetër në Kosovë që ka vënë themelet e shtetit të Kosovës. Duhet të përgatitemi për të marrë përsipër sfidat e forcimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës. Do të zgjedhim aktivistët më të devotshëm dhe më të përkushtuar në strukturat e larta të Degës.”

Më Shumë

Andin Hoti: Pashë me sytë e mi tentimin për shantazh ndaj Kurtit për çështjen e presidentit

Andin Hoti, ka reaguar publikisht lidhur me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për çështjen e presidentit, duke thënë se konfirmon çdo detaj të asaj...

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Lajmet e Fundit