Komuna e Prizrenit kërkon nga stafi civil të mos angazhohen nëpër parti (VIDEO)

Nga zyra e kryetarit u përcoll në të gjitha drejtoritë komunale.

Përmes një letre, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, po kërkon që shërbyesit civil mos të angazhohen në detyra drejtuese në parti politike.

Kjo pasi, sipas shefes së kabinetit të kryetarit Haskuka, Krenari Koqi, kohëve të fundit është vërejtur se disa nga punonjësit e janë shumë të angazhuar në aktivitete partiake.

Kundër një kërkesë të tillë është Partia Demokratike e Kosovës, zyrtarët e së cilës thonë se ky veprim i të parit të Prizrenit është i qëllimshëm.

Kronikë nga Rilind Matoshi.

 

 

Më Shumë

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Lajmet e Fundit