7.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Pasi mbyti 38 dele dhe dëmtoi disa koshere bletësh, zbret në qytet Ariu problematik i Prizrenit

Prizrenasit janë në hall nga një ari, i cili thuhet se në shenjë hakmarrjeje po ua mbyt delet fermerëve. Madje ky ari problematik ka tentuar ta sulmojë edhe një person. Pasi në total ka mbytur 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe ka dëmtuar pesë koshere me bletë, ariu që ka shkaktuar edhe dëme materiale ka zbritur në qytet. Dje është filmuar duke u flladitur në shadërvan.

Ariu i Prizrenit është bërë i famshëm në gjithë Kosovën për shkak të telasheve që po i shkakton. Cak i tij janë delet dhe qingjat e vegjël. E këtij ariu thuhet se i janë vrarë këlyshët.

Së fundmi ariu ka mbytur 13 dele më pas ka tentuar ta sulmojë edhe pronarin e tyre, ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sipas dekleratës së viktimës thuhet së ariu ia ka mbyt 13 dele dhe qingja. Në lidhje me këtë rast jan njoftuar organet komunale të cilat do t’i ndërrmarrin veprimet e duhura rreth kompenzimit të damit të shkaktuar nga ariu”, tha Gashi.

Ariu hyn në grupin e faunës që mbrohet me Ligj, prandaj nuk dihet nëse ndaj tij do të merret ndonjë vendim për kapjen e tij.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themlore të Prizrenit, Admir Shala, tha se është biseduar për mundësinë e kapjes së tij.

“Kemi bisedu me inspektorët dhe ministrinë kemi shqyrtu mundësinë e kapjes…Edhe kafshët e mbrojtura mund të kapen në rast se e rrezikojnë ambientin”, tha ai.

Shtoi se sjellja e ariut është shqetësoese pasi mund ta lëndojë ndonjë person.

“Ka mundësi që ariu t’i lëndojë edhe njerëzit”, përfundoi Shala.

Ndërsa, policia ka tha se për këtë çështje do të ndërmerren të gjitha veprimet e duhura konform zbatimit të ligjit.

E ditë më parë në fshatin Pousko, ky ari ka mbytur mbi 25 dele, ka dëmtuar 5 koshere me bletë dhe i ka shkaktuar dëme tjera materiale familjes Demiri nga ky fshat.

Në dy rastet ariu ka mbytyr 38 dele, raporton Gazeta Express.

Pas kësaj ngjarjeje, Policia e Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komuna e Prizrenit e disa OJQ janë mobilizuar për gjetjen e ariut që prej disa javësh po sulmon bagëtitë e banorëve të fshatit Pouskë të Prizrenit.

Autoritetet shtetërore po kërkojnë të identifikohet vendndodhja e ariut.

Sipas një njoftimi të Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, disa institucione shtetërore – përfshirë edhe organizata joqeveritare – janë mbledhur dhe kanë diskutuar për gjetjen e ariut.

“DAPK ‘Sharri’ pasi që është informuar rreth dëmeve të shkaktuara nga ariu menjëherë ka informuar strukturat udhëheqëse të Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Kemi mbajtur takime të vazhdueshme me institucionet e MMPH/AMMK siç janë Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, Inspektoratin e Mjedisit dhe Divizionin e Natyrës ku është diskutuar për mundësinë e gjetjes së zgjidhjeve”, thuhet në njoftim.

Në këtë çështje janë përfshirë edhe Komuna e Prizrenit e Shoqata e Gjahtarëve “Sharri” në këtë komunë.

E dje pasi ariu ka shkaktuar probleme ka zbritur në qytet. Qytetarët e kanë filmuar pranë lumit Lumbardh.

Më Shumë

Kroati Josip Ziziq, fitues i truneut ‘Adem Jashari’

Boksieri kroat Josip Ziziq në kategorinë +92 është fitues i turneut të 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”. Kroati në duelin final mundi boksierin nga Shqipëria,...

Fahrije Hoti thërret konferencë për media, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin të martën do të mbajnë konferencë për media. Kjo pasi sipas tyre, ata do të demantojnë shpifjet e...

Lajmet e Fundit