0.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Apartamenti i Kadaresë në Tiranë, së shpejti muze

Apartamenti ku punoi dhe jetoi njeriu i madh i letrave shqipe – Ismail Kadare, shumë shpejt do të hapet si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe nga turistët që vizitojnë kryeqytetin. Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me arkitekten e njohur Elisabetta Terragni ka restauruar gjithë apartamentin për kthimin në muze të shtëpisë së shkrimtarit të madh në “Rrugën e Dibrës”, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Me vendimin e javës së kaluar në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit shqiptar i hapet rruga kthimit të ambientit ku Kadareja shkroi disa nga kryeveprat e tij në muze.

“I shërben përveç tërheqjes së sa më shumë turistëve dhe zgjatjes së qëndrimit të tyre. Ismaili është produkti më i njohur ‘Made in Albania’. Krijohet një stacion tjetër në Tiranë jo vetëm sheshi, liqeni, pazari i ri, kalaja, galeria, tani shtohet edhe shtëpia ‘Kadare’ dhe më vjen shumë mirë që disa ditë më pas do të kemi mundësi edhe ta hapim”, tha Erion Veliaj, i pari i Tiranës.

Muzeu do të prezantojë për publikun vendës e të huaj një pjesë të historisë dhe të kulturës materiale e shpirtërore të periudhës totalitare përmes pasqyrimit të mënyrës së jetesës së shkrimtarit. Brenda apartamentit ekspozimi ndahet në mënyrë të qartë midis studios me dokumente origjinale, objekte, libra dhe mobilie dhe pjesës tjetër të banesës, ku merren njohuri për veprën e shkrimtarit dhe përfshihet këndi i leximit dhe ai SAL (Suvenire, Art dhe Libra). Zëri

Më Shumë

Abrashi: Presim të fitojmë mbi 50 për qind

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Artan Abrashi, tha për RTV21 se ky subjekt politik po hyn në zgjedhje me një program të qartë dhe...

Vetim Ramadani emërohet nënkryetar i Komunës së Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar sot Vetim Ramadani në postin e nënkryetarit të Komunës. Kryetari Xheladini i uroi suksese Ramadani, duke...

Lajmet e Fundit