2.8 C
Prizren
E diel, 17 Nëntor, 2024

Drejtoresha e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren, sërish dënohet me kusht për falsifikim të dokumentit zyrtar

Gjykata Themelore në Prizren, të premten, pas kthimit të rastit në rigjykim, sërish e ka dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, drejtoreshën e shkollës fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, Behare Kryeziu, e akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar.

Aktgjykimin ndaj saj e ka shpallur kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi, e cila ka thënë se dënimi ndaj saj, nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara brenda periudhës së verifikimit prej një viti, nuk kryen ndonjë vepër të re penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Skenderi, ka thënë se pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, dëgjimit të dëshmitarëve, leximit të provave dhe vërejtjeve të Apelit, gjykata e ka shpallur fajtore të akuzuarën Kryeziu.

Kryeziu, është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës të paguajë 250 euro, dhe 50 euro tjera në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit.

Gjykata Themelore në Prizren, edhe më 22 maj të vitit 2018, ndaj të akuzuarës Kryeziu, kishte shpallur aktgjykim dënues, duke e dënuar atë me gjashtë muaj burgim me kusht, si dhe e njëjta  ishte obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës të paguajë 200 euro dhe 50 euro tjera në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit.

Por, më pas, më 22 dhjetor 2018, ky rast është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, e cila kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, në aktakuzën e ngritur më 27 tetor 2017, e ngarkon Behare Kryeziun, se në cilësinë e drejtoreshës së shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren, ka përpiluar një vërtetim me të dhëna të rreme, të cilin më pas e ka nënshkruar dhe vulosur, në mënyrë që të përdoret për punësim.

Sipas aktakuzës, e akuzuara ka lëshuar vërtetim për Suzana Ajazajn, kinse ajo ka bërë zëvendësimin e një edukatoreje të shkollës në fjalë, në periudhë prej gjashtë muajsh, i cili vërtetim më pas do të përdorej nga Ajazaj për të konkurruar për punësim si edukatore.

Andaj, organi i akuzës, pretendon se e akuzuara Kryeziu, me veprimet e saj ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar nga neni 434 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Mbi 10 nxënës përfshihen në një rrahje në Malishevë, përdorët armë me gaz

Mbi 10 nxënës të shkollave të mesme janë rrahur në mes vete në qytetin e Malishevës. Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar drejtori i Policisë...

Totaj inspekton punimet infrastrukturore në Lybeçevë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka inspektuar punimet infrastrukturore në fshatin Lybeçevë. Puna përfshin hapjen e kanaleve dhe largimin e shkurreve në rrugën...

Jam po aty

Lajmet e Fundit