16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Një banor i Xërxës padit Serbinë për dëmet në luftë, kërkon rreth 700 mijë euro

Bashkim Fetoshit nga fshati Xërxë e Rahovecit, përveç torturave që përjetoi gjatë luftës, forcat serbe ia dogjën edhe të gjitha bizneset që kishte.

Restorantin, furrën e bukës e vullkanizerin në të cilat investoi nga puna që bënte në Gjermani, ia shkatërruan në tërësi, duke mos i kursyer asgjë.

Në vitin 1998, pas dëmeve që iu shkaktuan, u detyrua të ikte në Shqipëri.

Fetoshi thotë se pas shkatërrimit të lokaleve, një grup ekspertësh në atë kohë, kishte ardhur për t’i vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Sipas ekspertëve, thotë ai, vlera e dëmeve të shkaktuar nga Serbia, arrin 700 mijë euro.

Për këtë ai ka vendosur që ta padisë shtetin serb, për t’i kompensuar dëmet ekonomike të luftës.

Ndonëse nuk ka marrë përgjigje pozitive se do t’i kompensohet dëmi, Fetoshi beson se do ta fitojë rastin.

Ai apelon tek ata që janë dëmtuar në çfarëdo forme gjatë kohës së luftës, të kërkojnë dëmshpërblim nga Serbia.

Më Shumë

60 vite nga “Yesterday” – Kënga e kompozuar në gjumë nga Paul McCartney

Gjashtëdhjetë vjet më parë, më 13 shtator 1965, “Yesterday” u publikua në Shtetet e Bashkuara, dy muaj pasi ishte publikuar në BM. Është luajtur të...

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, zotohet se do t’i mbështesë shtresat në nevojë – 300 shtëpi të reja në katër vitet e ardhshme

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka premtuar se nëse fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit,...

Lajmet e Fundit