‘Porta për në Ferr’ nesër premierë në Teatrin e Prizrenit

Teatri i Qytetit të Prizrenit shfaq nesër, më 28.5.2019, në mbrëmje duke filluar nga ora 21:30 premierën e dramës “Porta për në Ferr” të autorit Bejtë Krasniqi me regji të Luan Kryeziut.

“Porta për në Ferr” është një dramë socio-politike, e cila prek problemet aktuale të vendit dhe njerëzve tanë, njëkohësisht drama lufton dukuritë negative.

Përmes një njoftimin Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë bën të ditur se autori Bejtë Krasniqi, me këtë vepër ka fituar çmimin vjetor për dramë nga për 2017 të ndarë nga ky Union.

Shkrimtari dhe kritiku Reshat Sahitaj, ka potencuar me këtë rast se specifikë e këtij teksti është kryepersonazhi Dani, i cili ngase ishte profesor shndërrohet në shef të grupit kriminal, me shpresë se një ditë do t’i kthehet arsimit dhe do ta rregullojë tërë sistemin arsimor.

“Në historinë tonë, e sidomos në këtë të pasluftës, Dani është i pari personazh që e sakrifikoi jetën dhe karrierën e tij për interesa të mirëvajtjes së arsimit”, ka potencuar Sahitaj.

Në shfaqje luajnë si: Hasim Iballi, Vllaznim Bytyqi, Arbëresha Berisha, Alma Lleshi, etj.

Më Shumë

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit