9.4 C
Prizren
E hënë, 24 Shkurt, 2025

Malishevë / Dënohet me kusht dhe me gjobë i akuzuari për mashtrim lidhur me blerjen e veturës

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me tetë muaj burgim me kusht dhe 100 euro gjobë të akuzuarin për mashtrim, Përparim Hyseni.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Njazi Morina, dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, i akuzuari Hyseni, nuk kryen vepër tjetër penale.

Ndërsa, dënimin me gjobë në shumë prej 100 euro, i akuzuari obligohet që ta paguajë brenda 15 ditësh, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, i akuzuari është obliguar që të paguajë edhe 20 euro për shpenzimet e procedurës, si dhe 20 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Paraprakisht, në seancën e së hënës, i akuzuari Hyseni, e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën akuzohej, duke thënë se pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që ndaj tij të shqiptohet një dënim sa më i butë, pasi që është hera e parë që ka kryer vepër penale, dhe gjendet me asistencë sociale.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Enis Gashi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka përpiluar aktakuzë më 3 korrik 2014, ndaj Përparim Hysenit, me pretendimin se ka kryer veprën penale “mashtrim”, nga neni 335, paragraf 1, të KPRK–së.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore më 31 tetor 2013, paraqitet rrejshëm dhe fshehë faktet në dëm të tjetrit, dhe në tregun e automjeteve në Malishevë sjellë në lajthim duke e mashtruar të dëmtuarin Lulzim Sutaj, në cilësinë e shitësit.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari fillimisht i kërkon të dëmtuarit të lidhin kontratë verbale për blerjen e automjetit “VW Lupo” nga ai, me çmimin e shitblerjes prej 1.580 euro, dhe në bazë të kësaj kontrate i akuzuari Hyseni e merr automjetin me premtimin se pagesën do ia bëjë me të arritur në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari me të arritur afër spitalit në Prishtinë, e parakalon të dëmtuarin, i cili ishte para të akuzuarit me një automjet tjetër, dhe i akuzuari largohet në drejtim të panjohur, dhe më 5 nëntor 2013, nga familjarët e të dëmtuarit, i akuzuari zihet në fshatin Magure të Sllatinës, duke e pastruar automjetin, ku më pas i sekuestrohet nga policia dhe i kthehet të dëmtuarit. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Zyrtare: Bashkimi nënshkruan me amerikanin Dirk Williams

Klubi i basketbollit Bashkimi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me lojtarin amerikan Dirk Williams, raporton PizrenPress. Sipas njoftimit të klubit, 30-vjeçari, 1.95 m i...

Grapeland kalon në gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Parë

Skuadra e Grapeland është ekipi i parë që siguron një vend në gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Parë, pas fitores ndaj Vushtrrisë me...

Lajmet e Fundit