Kuvendi i Prizrenit / Debat e polemika (Video)

Të enjtën, është mbajtur seanca e radhës së Kuvendit të Prizrenit, në të cilen ka patur polemika e debata, si dhe janë miratuar shumica e pikave të rendit të ditës. Seanca e radhës së Kuvendit të Prizrenit, sërish ka nisur me polemika e debate herë herë boshe, në pikën e cila më së shumti merr kohë në këto seanca, atë të pyetjeve dhe përgjigjeve të kuvendarëve.

Shefi i GK të PDK-së, Simir Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ilir Baldedaj, parashtruan pyetje për udhëheqësit e drejtorisë së Urbanizmit respektivisht atë të Inspektoratëve, rreth çështjes së lejeve të ndërtimit, numrin e objekteve të rrënuara gjatë vitit të kaluar. Lidhur me këto pyetje të parashtruara, u përgjigjen pjesërisht drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj dhe ai i Inspektoratëve, Islam Thaçi, të cilët thanë se përgjigjet e plota do t’ua japin me shkrim. Pyetje të shumta kishte në adresë të drejtorit të Shëndetësisë, Visar Shehu, rreth dy konkurseve për punësim në kujdesin parësor shëndetësor.

Akuza , për proces të parregulltë pati edhe nga anëtarë të Kuvendit nga radhët e partisë e cila udhëheq me Prizren. Mirëpo, drejtori Shehu, tha se procesi ka qenë transparent, dhe nuk kemi gisht fare në vlerësimin dhe pranimin e kandidatëve, të cilët janë pranuar nga komisioni përkatës. Kurse, rreth kësaj pike , është treguar e ashpër ndaj ekzekutivit për neglizhencë të përgjigjeve me shkrim ndaj pyetjeve të kuvendarëve, anëtarja e LVV-së, Dafina Alishani.

Pas kësaj pike, kuvendarët kanë diskutuar në tone më të buta si dhe kanë miratuar pikat e rendit të ditës që kishin të bënin me themelimin dhe emërimin e komisionit për plotësim ndryshimin e emërimit të rrugëve, shesheve dhe lagje të qytetit, pikën rreth themelimit të Zyrës për Qendrën Historike të Prizrenit e të tjera./TVPrizreni/

ME PLOTË POLEMIKA E SHPESH EDHE DEBATE BOSHE, U MBAJT SEANCA E KUVENDIT TË PRIZRENIT

ME PLOTË POLEMIKA E SHPESH EDHE DEBATE BOSHE, U MBAJT SEANCA E KUVENDIT TË PRIZRENITTë enjtën, është mbajtur seanca e radhës së Kuvendit të Prizrenit, në të cilen ka patur polemika e debata, si dhe janë miratuar shumica e pikave të rendit të ditës. Seanca e radhës së Kuvendit të Prizrenit, sërish ka nisur me polemika e debate herë herë boshe, në pikën e cila më së shumti merr kohë në këto seanca, atë të pyetjeve dhe përgjigjeve të kuvendarëve. Shefi i GK të PDK-së, Simir Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ilir Baldedaj, parashtruan pyetje për udhëheqësit e drejtorisë së Urbanizmit respektivisht atë të Inspektoratëve, rreth çështjes së lejeve të ndërtimit, numrin e objekteve të rrënuara gjatë vitit të kaluar. Lidhur me këto pyetje të parashtruara, u përgjigjen pjesërisht drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj dhe ai i Inspektoratëve, Islam Thaçi, të cilët thanë se përgjigjet e plota do t’ua japin me shkrim. Pyetje të shumta kishte në adresë të drejtorit të Shëndetësisë, Visar Shehu, rreth dy konkurseve për punësim në kujdesin parësor shëndetësor. Biles, akuza , për proces të parregulltë pati edhe nga anëtarë të Kuvendit nga radhët e partisë e cila udhëheq me Prizren. Mirëpo, drejtori Shehu, tha se procesi ka qenë transparent, dhe nuk kemi gisht fare në vlerësimin dhe pranimin e kandidatëve, të cilët janë pranuar nga komisioni përkatës. Kurse, rreth kësaj pike , është treguar e ashpër ndaj ekzekutivit për neglizhencë të përgjigjeve me shkrim ndaj pyetjeve të kuvendarëve, anëtarja e LVV-së, Dafina Alishani. Pas kësaj pike, kuvendarët kanë diskutuar në tone më të buta si dhe kanë miratuar pikat e rendit të ditës që kishin të bënin me themelimin dhe emërimin e komisionit për plotësim ndryshimin e emërimit të rrugëve, shesheve dhe lagje të qytetit, pikën rreth themelimit të Zyrës për Qendrën Historike të Prizrenit e të tjera.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Donnerstag, 30. Mai 2019

Më Shumë

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Lajmet e Fundit