Thaçi zbulon pllakën përkujtimore për vëllezërit Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi, në Prizren

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbuluar pllakën përkujtimore për vëllezërit Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi, në Prizren.

Aty, Thaçi ka thënë se me këtë pllakë, Prizreni, shteti i Kosovës, dhe krejt kombi shqiptar po madhështohet. Presidenti i vendit ka thënë se është optimist që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë presion në Beograd që kryesit e masakrave të marrin dënimin e merituar.

Pas zbulimit të pllakës, Thaçi tha se vëllezërit Bytyqi janë heronj të kombit që dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Tha se vëllezërit Bytyqi janë emblema e çlirimit të Republikës së Kosovës.

Thaçi tha se ndjehet i nderuar si president i vendit që po e bënë zbulimin e kësaj pllake përkujtimore, bashkë me nënën e vëllezërve Bytyqi, Bahrie Bytyqi, e cila bëri përpjekje që shkurt t’i thotë disa fjalë për djemtë e saj të rënë/KosovaPress.com/

Pllaka përkujtimore për vëllezërit Bytyqi tashmë ndodhet në Ortakol të Prizrenit, afër shkollës “Abdyl Frashëri”.

Vëllezërit Bytyqi kujtohen si heronjtë shqiptaro-amerikan që lanë jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe erdhën iu bashkuan luftës së UÇK-së, përmes Batalionit Atlantiku dhe betejës së Pashtrikut./KosovaPress/ http://www.kosovapress.com/sq/lajme/thaci-jam-optimist-qe-shba-te-do-te-bejne-presionin-e-duhur-ne-beograd-per-rastin-bytyqi-212880/

 

 

 

 

 

S

Më Shumë

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit