Debat publik për projektin ideor “Sheshi i Bazhdarhanes” së Prizrenit

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, do të organizojë një debat publik në të cilin diskutohet projekti ideor “Sheshi i Bazhdarhanes”, transmeton “PrizrenPress”.

“Projekti aktualisht është në fazën e hartimit dhe për këtë arsye mirëpresim të gjitha sugjerimet apo vërejtjet eventuale, të cilat do të kontribuonin në realizimin e këtij projekti”, njofton Komuna e Prizrenit.

Për këtë debat ftohen:

– Qytetarët e komunës së Prizrenit
– Banorët e lagjes
– Subjektet afariste të lagjes
– Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare
– Përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve
– Mediet lokale

DATA: 5 korrik 2019 (E premte)
ORA: 10:00h
VENDI: Salla e Kuvendit Komunal

Më Shumë

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi Festivalin e MiniBasketbollit, ku morën pjesë klube...

Lajmet e Fundit