Presidenti ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për katër dëshmorë nga Komuna e Malishevës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për katër dëshmorë nga Komuna e Malishevës.

Kjo dekoratë u është dorëzuar familjeve të dëshmorëve Habib Berisha, Ibrahim Mazreku, Ali Zogaj dhe Kujtim Krasniqi.

“Urdhrin “Hero i Kosovës” sot e ndava për katër dëshmorë nga Komuna e Malishevës, për Habib Berishën, Ibrahim Mazrekun, Ali Zogajn dhe Kujtim Krasniqin. Lufta e lavdishme e UÇK-së dhe heroizmi i dëshmorëve janë nderi dhe krenaria e popullit tonë”, ka shkruar presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Më Shumë

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Lajmet e Fundit