5.6 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Prokuroria: Dy personat vdiqën pasi dolën nga autobusi i ndalur jashtëligjshëm në autostradë

Dy të rinjë kanë humbur jetën pas një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” në orët e para të mëngjesit. Bëhet fjalë për një 20 vjeçar, me inicialet G.G dhe një 26 vjeçar me inicialet A.B, të cilit ishin punëtorë të një kompanie që ofron shërbime të udhëtimit. Prokuroria ka konstatuar se dy personat vdiqën pasi dolën nga autobusi i ndalur jashtëligjshëm në autostradë, raporton Express.

Në orët e para të mëngjesit dy punëtorë të një kompanie që ofron shërbime udhëtimi brenda dhe jashtë Kosovës kanë humbur jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Me datë 29.06.2019 rreth orës 00:07 minuta përmes Qendrës Rajonale të Komunikimit , Policia është informuar se në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin Suharekë- Duhël në afërsi të fshatin Sllapuzhan, dy persona duke kaluar mbi urën me nr. 11 në autostradë duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kane rëne në humnere dhe me këtë rast si pasojë kanë gjetur vdekjen”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konstatuar se dy personat vdiqën pasi dolën nga autobusi i ndalur jashtëligjshëm në autostradë.

Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

“Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdekjen pasi që dy viktimat kanë dal nga autobusët”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Express

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit, Kryeziu: Në kohën e fundit kemi të bëjmë me raste të shumta të kokainës

Në periudhën janar-tetor 2025, Prokuroria Themelore në Prizren ka 260 lëndë aktive lidhur me veprat penale të narkotikëve. Nga këto raste nën hetime apo të...

I përkeqësohet gjendja njërit të dyshuar gjatë seancës për rastin e ‘zhvatjes’ së mbi 1 milion eurove nga BSK

Njërit nga të dyshuarit në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK) i është përkeqësuar gjendja shëndetësore...

Lajmet e Fundit