UPZ lidhë  bashkëpunimin me Caritasin Zviceran

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren(UPZ) dhe Caritasi Zviceran (CaCH) të premten kanë arritur memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin dhe zbatimin e aktiviteteve në Fakultetin e Edukimit në kuadër të projektit “Vendosja e Standardeve Para-shkollorë të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë” (SHPRESE).

Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar nga UPZ Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore dhe Prodekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Ass. Dr. Vedat Bajrami, ndërsa në emër të Caritasit Zviceran Kreshnik Basha, Zëvendës Drejtor për Kosovë. Projekti ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin para fillor në Kosovë.

Prorektori Morina e vlerësoi lartë arritjen e këtij memorandumi, dhe theksoi se do të shkojë në funksion të rritjes së cilësisë në Fakultetin e Edukimit. Ai shtoi se UPZ është i hapur dhe e mirëpret bashkëpunimin me Caritasin Zviceran.

Po ashtu edhe Kreshnik Basha, Zëvendës Drejtor për Kosovë. Projekti ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin para fillor në Kosovë në Caritasin Zviceran e vlerësoi lartë participimin e UPZ-së në këtë  projekt dhe shtoi se ata do të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit me Universiteti në të ardhmen.

Në takim ishin edhe Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë dhe Drejtori I Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar z. Përparim Avdullahu.

Më Shumë

Recep Morina emërohet drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Mamushës

Recep  Morina është emëruar drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Mamushës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mamushës,...

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Lajmet e Fundit