11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Rexhep Hoxha – prijësi i epokës së re për letërsinë në Kosovë

Të enjten në mbrëmje, në Gjakovë, shoqata e intelektualëve “Jakova” mbajti një akademi nderimi për të shënuar 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Rexhep Hoxha dhe 60-vjetorin e romanit “Lugjet e verdha”, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse nuk ishte fizikisht i pranishëm për shkak të shëndetit të rënduar, pjesëmarrësit në këtë akademi kishin folur për jetën dhe veprën e Rexhep Hoxhës. Vetëm disa orë më vonë shkrimtari dha grahmat e fundit pas një sëmundjeje të shkurtër. Si autor i librave të parë për fëmijë në gjuhën shqipe në Kosovë, krijimtaria e tij letrare prej gjashtë dekadash vlerësohet për vlerat edukative për fëmijët, ngjyrat e theksuara nga përrallat shqiptare dhe sensi për të tejçuar virtyte nga më të fismet.

I njohur për qëndrimet e tij jokonformiste, Rexhep Hoxha kishte pasur guximin t’u kundërvihej edhe letrarëve e poetëve si Ibrahim Rugova, Adem Demaçi e Ali Podrimja, kurse me Fahredin Gungën dhe Maks Velon kishte këmbyer qëndrime nga më të ashprat.

I lindur më 25 dhjetor 1929 në Gjakovë, Hoxha përfaqëson brezin e parë të shkrimtarëve për fëmijë në Kosovë. Pasi kishte përfunduar Normalen në qytetin e tij të lindjes, ai studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i mbaroi në katedrën e albanologjisë në Universitetin e Beogradit. “Gjethe të reja”, një përmbledhje me poezi e botuar në vitin 1953, konsiderohet si libri i parë për fëmijë i botuar pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë.

(Shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Më Shumë

Liria në ndjekje të Superligës, vetëm tri pikë larg kreut

Liria ka vazhduar formën e mirë në Ligën e Parë, duke marrë një fitore bindëse 5:2 ndaj Trepçës, rezultat që e mban fuqishëm në...

Fury rikthehet në ring me fitore, rrah Makhmudovin

Tyson Fury është rikthyer me stil në ring, duke mposhtur bindshëm Arslanbek Makhmudov me vendim unanim të gjyqtarëve, në një duel ku britaniku kontrolloi...

Lajmet e Fundit