8.8 C
Prizren
E diel, 12 Maj, 2024

PDK-ja në gusht formon “Qeverinë e mirë” në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, do të bëhet me qeveri të brendshme.

Emrin do ta mbajë “Qeveria e mirë”.

Rroli i saj, do të jetë monitorimi i (mos)punës së qeverisë së kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Kryetari i ri i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, tregon se “Qeveria e mirë”, pritet të formohet në muajin gusht të këtij viti.

“Në gusht do ta formojmë “Qeverinë e mirë “ në Prizren”, tregon Totaj për “PrizrenPress”.

Sipas tij, kjo ‘qeveri’ do të përbëhet nga profesionistë.

“Pjesë e kësaj qeverie synojmë të kemi njerëz profesionistë edhe jashtë PDK-së”.

Shaqir Totaj, në prill të këtij viti, është zgjedhur kryetar i PDK-së në Prizren.

Javën e kaluar, ndërkaq ka zgjedhur Kryesinë e re.

Totaj, premton opozitë të fortë në këtë qytet.

Sipas tij, qeverisja komunale në Prizren as përafërsisht nuk është treguar në nivel të pritjeve të qytetarëve.

“Kur e them këtë kam parasysh faktin e mungesës së performancës në shumë sektorë, ndër të cilët i kisha veçuar: rininë, kulturën dhe sportin, arsimin, prokurimin, menaxhimin e resurseve humane si dhe sektorë të tjerë”.

“Qeveria e Haskukës deri më tash vetëm e ka keqpërdorur besimin e qytetarëve”, shprehet ai për “PrizrenPress”.
Totaj, tregon se, “Qeveria e mirë”, do t’i monitorojë të gjitha drejtoritë e Ekzekutivit të Komunës.

“Koalicioni qeverisës, nuk ka vizion për ngritje të kualitetit të jetës institucionale, prandaj “Qeveria e mirë”, përveç kritikës, do të ofrojë edhe zgjidhje”.

Shaqir Totaj, në zgjedhjet e fundit lokale, pati humbur garën e balotazhit përballë kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Totaj, beson se PDK-ja, shumë shpejt do të rikthejë besimin e qytetarëve në Prizren. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Lidhur me ftesat ndaj krerëve të partive opozitare për takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të takohet...

Faik Konica: Martesa e Skënderbeut

Nga: Faik Konica Viti 1450, plot me mundime, me luftëra e me gjakra u mbarua duke ndritur edhe më bukur emrin e Skënderbeut. U dëftua...

Lajmet e Fundit