2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Pak mëshir” për shkollën muze ku dha mësim Migjeni, ka mbetur në mjerim

Shkollën muze ku dha mësim Migjeni“Pak mëshir”…Kjo është thirrja e Millosh Gjergj Nikollës (MIGJENI) që dhe sot në 102 vjetorin e lindjes së tij mbetet po aq aktuale, përball pluhurit të harresë dhe mungesës së përkujdesjes për poetin që pa ndrojë i thuri vargje mjerimit dhe heshtjes, që duket sikur e mbajnë të mbërthyer dhe sot.

I vetmi institucion ku është e përjetësuar vepra dhe jeta e poetit të ndritur është Shkolla ku poeti dha mesim në rrethin e Pukës. Kjo godinë, e kthyer në Muze, sot ka mbetur në mjerim, e mbuluar nga pluhuri i harresës dhe përkujdesja e Shtetiti. Vendi ku Millosh Gjergj Nikolla ngryste netët e acarta të Dimrit nën shoqërin e sëmundjes që si bëri dot ballë, sot jeton me kujtimet dhe veprat e tij në çdo cep të mbuluar nga lagështira dhe mungesa e përkujdesjes së shtetit.

Përgjegjësi i këtij muzeu, studiuesi Xhemal Meçi, i cili mban ende të hapur dyert e Shkollës MUZE tregon se edhe pse ky institucion është vizituar nga të gjithë krerët e qeverive të derisotme të vendit ai serish vuan nga harresa që dal nga dal po i tund themelet duke u shkatërruar dhe ajo çfarë ka mbetur. Nëse Institucionet e Shtetit nuk ndërhyn për të mirmbajtur objektin dhe atë cfar ka mbetur nga koha e poetit që sot është Nder i Kombit, atëhërë cdo gjë do të shkoj drejt një shkatërrimi të pakthyeshëm, thotë studiuesi i njohur.

Profesor Meçi tregon se ka bërë të gjithë hapat e duhura ligjor që ky institucion i trashëgimisë kulturore të kalojë nën juridiskionin e Ministris së Kulturës, por kjo e fundit gjithnjë ka kthyer përgjigje negative nën justifikimin e mungeses së fondeve.

“Kam besim se qeveria e re do ti kushtojë rëndësin dhe këtij objekti, i vetmi në përkujtim të poetiti të ndritur të Kombit ton”, shprehet Xhemal Meçi, transmeton BW, i zhgenjyer nga harresa që i është bërë këtij Muzeu prej shumë vitesh.

Institucioni i vetëm në nderim të poetit Millosh Gjergj Nikolla, (MIGJENI), Nderit të Kombit Shqiptar, sot lëngon nga harresa që po venit ngadalë atë çfarë ka mbetur, por përball harresë që shpesh të duket jo e paqëllimt në këto 20 vite, përballë tentativës për të anashkaluar këtë emër të madh, ajo që flet është vepra e MIGJENI-t, e cila më madhështin e saj nuk është mposhtur kurrë.

Më Shumë

Aliu nga IHMK: Ndryshime të mëdha të motit nga nesër

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për kushtet atmosferike që priten të mbizotërojnë në ditët në vijim.     Sipas tij, mjegulla që ka...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë njoftuar se...

Lajmet e Fundit