Drejtori i shkollës amerikane që u largua nga Mbreti Zog

Drejtori i shkollës teknike amerikane, Harry Fultz, më 18 korrik të vitit 1932, largohet nga Tirana pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit.

Kjo ishte një masë e mbretit për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrirjen e ndikimit në vend, duke trajtuar njësojë të gjitha shkollat e huaja.

Fultz u nis nga porti i Durrësit për në SHBA, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike që prej vitit 1922, shkolla ishte krijuar në vitin 1921 me fonde të Kryqit të Kuq amerikan.

Pas luftës së dytë botërore, Fultz do të kthehej në Tiranë si zv.shef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbuar nga qeveria komuniste si person i padëshiruar në vitin 1946.

Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990 në Tiranë u krijua Fondacioni Harry Fultz për rihapjen e shkollës së tij teknike, sot kolegj komunitar.

Më Shumë

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit