8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Zyrapi: Me 4 gusht shkoj në Hagë

Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, aktualisht këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar për herë të parë pas lajmit se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Zyrapi ka thënë në emisionin “Frontal”, në televizionin T7, se ftesa nga ky organizëm i drejtësisë i ka ardhur “para disa ditësh”.

“Jam i ftuar si i dyshuar”, ka bërë të ditur Zyrapi. Ai ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës.

“Natyrisht do t’i përgjigjem, dhe do të shkoj te Gjykata Speciale”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse di emra të të ftuarve të tjerë nga ky organizëm, ai është përgjigjur: “Nuk e di se kush tjetër është thirrur”.

Zyrapi ka thënë se i kanë treguar që është i dyshuar “për rastet e luftës që kanë ndodhur”.

Ai ka bërë të ditur se në Hagë, te Gjykata Speciale, do të shkojë më 4 gusht të këtij viti. /Express/

Më Shumë

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Mbrojtja e të akuzuarve kërkon nga Apeli aktgjykim lirues ose rigjykim për “Kobrën” dhe tjerët, Prokuroria dhe pala e dëmtuar ashpërsim të dënimit

Në Gjykatën e Apelit të hënën është mbajtur seanca ku u elaboruan ankesat e palëve ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin...

Lajmet e Fundit