Fotografi nga rrënimi i objektit pa leje të objektit “Abi Çarshia” në Prizren

Drejtoria e Inspektorateve sot ka zhvilluar aksionin për rrënimin e pjesës pa leje të objektit të qendrës tregtare, “Abi Çarshia “në rrugën “Tirana”.

Aksioni i nisur rreth orës 10:00, ka zgjatur gjatë tërë ditës për shkak të presioneve dhe pengesave të vazhdueshme për ndalim të punimeve.

Inspektorati ka pasur aksion për rrënimin e objektit të njëjtë edhe në muajin gusht të vitit të kaluar, kur objekti ka qenë në ndërtim e sipër. Por pas ndërhyrjes, me vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektorati është detyruar të mos merr asnjë veprim derisa të bëhet revidimi i lejes nga ana e investitorit. Por pasi që investitori përsëri nuk ka mundur të pajiset me leje për shkak se në atë zonë është paraparë plani rregullues i hollësishëm, dhe në të njëjtën kohë kanë vazhduar punimet në mënyrë ilegale për ndërtim të objektit, Inspektorati është obliguar të rimerr vendimin për rrënim.

Vendim për rrënimin e sotëm të objektit është marrë nga Drejtoria e Inspektorateve dhe për këtë është njoftuar dhe është kërkuar me shkresë zyrtare asistimi edhe nga ana e Policisë.

Gjithashtu prezentë gjatë aksionit të sotëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e mediave, të cilët kanë dëshmuar në disa raste pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare.

 

Komuna Prizrenit është e vendosur ta zbatojë rendin dhe ligjin në gjithë territorin e komunës, pa përjashtim.

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit