7.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Haradinaj sot niset për në Hagë

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj sot do të niset për në Hagë.Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit pritet të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë më 24 korrik.

Ftesa nga Gjykata Speciale ishte arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.Ai këtë vendim të befasishëm e bëri të ditur në një konferencë për media gjatë ditës së premte ku tha se nuk mund të lejojë që të intervistohet nga Gjykata Speciale në postin e kryeministrit, por do të shkojë vetëm si qytetar i Kosovës.

Haradinaj në këtë konferencë për media njoftoi po ashtu se nga Gjykata Speciale do të merret në pyetje në cilësinë e të dyshuarit, pa dhënë më shumë detaje se për çfarë rasti bëhet fjalë.

Më Shumë

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Lajmet e Fundit