1.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Partitë nisin fushatën ende pa u shpallur zgjedhjet

Ende pa u shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga presidenti Hashim Thaçi liderët e partive të koalicionit qeverisës, si dhe udhëheqës të opozitës kanë filluar t’i mobilizojnë strukturat e tyre nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”.

Ende nuk ka një datë zyrtare se kur vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, partitë politike kanë nisur tashmë të parapërgatiten për procesin e ri elektoral, të mbajnë takime me qytetarë, të japin premtime e të shprehen të bindur në fitore. Liderë nga partitë e koalicionit qeverisës, si dhe udhëheqës të opozitës kanë filluar t’i mobilizojnë strukturat e tyre nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Megjithëkëtë, presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret, i cili do të çonte drejt tejkalimit të situatës aktuale, të krijuar pas dorëheqjes së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga pozita e kryetarit të Qeverisë. Përfaqësuesit e subjekteve politike po vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, mirëpo kreu i shtetit para dy ditësh pos zgjedhjeve ka përmendur edhe krijimin e një strukture të re qeverisëse, si opsion të mundshëm për të dalë nga gjendja e tanishme, shkruan tutje “Zëri”.

Kushtetuta e lejon mandatimin e një kandidati të ri për kryeministër, mirëpo presidenti ende nuk ka nisur konsultat me subjektet kryesore të koalicionit qeverisës e as me opozitën.

Më Shumë

Ndërpritet furnizimi me ujë të pijes në fshatin Muradem të Prizrenit për shkak të turbullirës

Fshati Muradem i Prizrenit është përballur me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes, si pasojë e paraqitjes së turbullirës në rrjetin...

Xhulio Mehmeti largohet nga Liria

Liria ka njoftuar sot largimin e futbollistit Xhulio Mehmeti nga skuadra, raporton PrizrenPress. Klubi ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe profesionalizmin që ai ka treguar...

Lajmet e Fundit