12.2 C
Prizren
E martë, 11 Mars, 2025

Edhe një aktakuzë në Prizren për keqpërdorim të detyrës

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtorit të Shërbimeve Publike në komunën e Prizrenit, H.H., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari H.H., në periudhën kohore janar të vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2016, në cilësinë e Drejtorit të Shërbimeve Publike pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, si dhe Rregulloren e Thesarit, ka lidhur kontrata me TV Opinion dhe TV Besa për reklamat e kësaj drejtorie në vlerë deri në 7000 €.

Ai këtë e ka bërë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme për të njëjtën arsye i është ngritur aktakuzë edhe ndaj dy personave. Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Z.A., në cilësinë e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, dhe E.S., në cilësinë e Drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Më Shumë

Sot vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të...

Dalin foto nga momenti i takimit të fundit të Eglit dhe Gjestit në dhomën e rrëfimit dhe çfarë tha ajo në lot

Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm mes banorëve, por edhe tek...

Lajmet e Fundit