13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Temperatura përvëluese edhe sot, të enjten dhe të premten reshje shiu

Situata meteorologjike mbetet e njëjte edhe për tri ditët e ardhshme. Kjo si pasojë e masave të nxehta të ajrit të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin e Ballkanit dhe më gjerë.

Kjo gjendje e motit do të mbetet e njëjtë deri të enjten, kur mbi vendin tonë do të ketë devijim të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe do ti ndërrojnë kushtet meteorologjike dhe biometeorologjike.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.

Të enjten dhe të premten priten reshje shiu, por në veriperëndim reshjet mund të fillojnë edhe pasditen e së mërkurës, gjë që do të ndikoj në uljen e temperaturave maksimale në rangë vendi, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri 26 gradë Celsius.

Indeksi UV do të vazhdoj ti mbajë vlerat e ditëve të fundit, kështu që këshillat e Institutit Kombëtar për kujdesin nga rrezet e diellit mbeten në fuqi.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, por nga e mërkura shpejtësia e erës do të rritet nga 1-11m/s.

Më Shumë

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Rriten rastet me fruth, QKMF në Rahovec hap vaksinimin edhe gjatë festës

Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të...

Lajmet e Fundit