16.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Fjalë që t’i kam thënë sa herë

Sahit Osmani

Nga fytyra jote bora merr bardhësinë

dhe shkëlqen mbi majat e larta të maleve

Nga bukuria jote deti nuk hesht ngritet tallaz

dallgëzon e buçet stërkalash dashurinë e

derdh

Nga qerpikët e tu bleron bari e rritet

Kopshtet lulëzojnë kur shfaqesh ti

Nga syri yt çel agimi dhe vezullon

dielli sheh me sytë e tu dhe e ndez shpirtin

Nga goja jote buzëqeshja mrekullon jetën

këto fjalë t’i kam thënë sa herë kur isha i etur

afër teje te kroi yt që gurgullonte pa u ndal…

Më Shumë

Dy gjyqtarë të rinj nisin detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtarët e sapo dekretuar, Leudita Skoro dhe Leonit Çoçaj. Gjyqtarët, të cilët do...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit