13.6 C
Prizren
E premte, 10 Tetor, 2025

Përkujtohet Remzi Ademaj- Komandant Petriti

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me zyrtarë komunalë, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta, pjesëtarë të FSK-së dhe qytetarë të tjerë, sot kanë bërë homazhe pranë varrit, lapidarit dhe shtatores së heroit Remzi Ademaj – Komandant Petritit, me rastin e 21 vjetorit të rënies së tij.

Remzi Ademaj – Komandant Petriti shquhet si një ndër figurat më të dalluara të luftës së lavdishme të UÇK-së. Ai ka qenë komandant i zonës operative të Pashtrikut dhe komandant i parë i UÇK-së për rajonin e Prizreni. Krahas kontributit në luftë, ai ka qenë i angazhuar edhe në veprimtari të tjera të shumta që lidhen me çështjen kombëtare dhe emancipimin shoqëror.

Me rastin e përvjetorit të tij, kryetari Haskuka duke e kujtuar veprimtarinë e tij politike dhe patriotike tha se figura të tilla duhet të jenë shembull për gjeneratat e ardhshme.

Pas homazheve, me iniciativë të familjarëve dhe në bashkëpunim mes Komunës dhe shoqatave të dalura nga lufta, është bërë edhe aktiviteti për dhurimin e gjakut nga qytetarët vullnetarë, aktivitet ky i cili organizohet për herë të dytë rresht me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit Remzi Ademaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

10 mijë euro ilegalisht, policia kap një person në Vërmicë

Në Vermicë, gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një automjeti që po hynte në Kosovë, një udhëtar deklaroi se nuk posedonte mjete monetare për...

Sekuestrohet një autobus në Prizren – shoferi kishte masë ndalimi aktiv

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren ka sekuestruar një autobus pasi drejtuesi i tij rezultoi të ketë masë ndalimi aktiv për drejtimin e...

Lajmet e Fundit