-0 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Prizren: Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për trafikim me narkotikë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale A.S., nga Prizreni, dhe zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me paraburgim ndaj të pandehurës me iniciale B.N. nga Prizreni për blerje, posedim, shpërndarje ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, përcjellë PrizrenPress.

Tutje thuhet se masa e paraburgimit do t’iu llogaritet prej datës së arrestimit, datës 19.08.2019, prej orës 05:30, dhe do të zgjasë deri më datën 18.09.2019.

Me datën 13.06.2019, rreth orës 10:00, derisa ishte në dhomën e fjetjes, në shtëpinë e cila gjendet në Prizren, ka pasur të fshehur një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit “marihuanë”, 6 qese tjera të vogla të mbushura me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit “Marihuanë” në peshë të përgjithshme prej 18.46 gramë, një qese tjetër plastike të mbushur me substancë të dyshuar për narkotik të llojit “Marihuanë” në peshë prej 8.46 gramë, 132 qese të zbrazëta të destinuar për mbushje të substancës narkotike, një peshore elektronike me mbishkrimin “Tefall” e destinuar për peshim të narkotikut dhe një qese plastike e mbështjellë me ngjitës, brenda së cilës kishte substancë të dyshuar për narkotik të llojit “ Marihuanë”, në peshë rreth 220.16 gramë të cilën qese me të vërejtur policinë e pandehura e gjuan nga dritarja e dhomës së fjetjes, të cilin sasi të përgjithshme të narkotikut në fjalë, një ditë më herët me datën 12.06.2019 e kishte sjell në shtëpi i pandehuri me iniciale A.S. i cili gjendet në arrati.

Ekziston baza e posaçme për caktimin e paraburgimit, sepse ka rrezik të ikjes pasi që i pandehuri me iniciale A.S. prej datës 13.06.2019 ishte në arrati ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër-arrest për ta siguruar prezencën e tij dhe natyrisht nga pesha e veprës penale dhe dënimi i lartë që i kanoset i njëjti ishte arratisur dhe edhe me tutje ka rrezik se i njëjti do të ikë.

Po ashtu edhe ndaj të pandehurës me iniciale B.N. me datën 18.07.2019 ishte caktuar zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak të cilën e njëjta e kishte shkelur këtë masë sipas njoftimit të stacionit policor në Dragash e më pas është lëshuar edhe urdhër-arrest ndaj të njëjtës, prandaj në këto rrethana ka rrezik që e njëjta të ik duke ia shtuar edhe faktin se pesha e veprës penale është e lartë si dhe dënimi i cili kanoset janë arsye që e njëjta mund të ik dhe ti shmanget përgjegjësisë penale.

Po ashtu e njëjta ka qenë edhe e paralajmëruar sipas aktvendimit të kësaj Gjykate se mosrespektimi i masës së arrestit shtëpiak dhe largimi nga vendbanimi apo vendqëndrimi pa lejen e Gjykatës ndaj të njëjtës do të caktohet masa e paraburgimit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tyson Fury njofton pensionimin nga boksi

Tyson Fury ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Fury i cili dështoi që ta fitonte titullin...

Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një grua dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Në raportin 24 orësh të Policisë së...

Lajmet e Fundit