20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Gjest i ulët në Suharekë: Tre burra bëhen bashkë për ta rrahur një grua

Në qytetin e Suharekës tre persona janë bërë bashkë për ta rrahur një grua njofton Policia e Kosovës,

Tre persona në Suharekë pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete kanë rrahur një femër të vetme, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spital, kurse tre sulmuesit qa kishin marrë pjesë në këtë rrahje, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj....

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit