2.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Heshtja” e Gurit depërton në arenën ndërkombëtare

Filmi-heshtjaFilmi i regjisorit Bekim Guri, që trajton largimin e detyruar masiv të civilëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të marr pjesë në festivalet ndërkombëtare të filmit në Paris, Bazel dhe në Tiranë. Filmi “Heshtje” (Silence) i regjisorit dhe skenaristit Bekim Guri, është kualifikuar për të marr pjesë në edicionin e 20-të të festivalit ndërkombëtar hekurudhor të filmit “CineRail” që do të mbahet prej 5 deri më 8 nëntor në Paris.

“CineRail” është ngjarje unike ndërkombëtare dedikuar filmave që trajtojnë temat që kanë të bëjnë me hekurudhat , stacionet hekurudhore, udhëtarët dhe personelin hekurudhor. Ky festival është themeluar në vitin 1990, dhe ka për qëllim që publikut të gjerë dhe profesionistëve tua paraqesë produksionet më të fundit nga e gjithë bota.

Regjisori Guri ka bërë të ditur për KultPlus se projekti i tij kinematografik, do të shfaqet në kategorinë e filmave fiction në konkurrencë ndërkombëtare. Sipas tij, juria e ka përzgjedhur këtë projekt për faktin e përfshirjes së trenit si element të rrëfimit në skenar.

“Heshtje” trajton ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë. Ngjarja zhvillohet në vitin 1999 dhe ka për temë deportimin e civilëve nga forcat paramilitare serbe, babai duhet të zgjedh në mes jetës a vdekjes për ta mbrojtur vajzën e tij nga tmerri.

Në këtë film luajnë aktorët: Bislim Muçaj, Fitore Broqi, Xhevdet Doda, Mevlud Osmanaj, Fisnik Syka, Vedat Haxhislami dhe Kushtrim Qerimi.

“Heshtje“ është film i metrazhit të shkurtër, nuk përmban dialog ndërsa është i xhiruar në teknikë filmike 35 mm.

Ai do të shfaqet në kryeqytetin francez krahas filmave të tjerë komercialë, dokumentarëve televiziv, reklamave dhe spoteve televizive. Në fund juria ndërkombëtare do të ndajë çmimet për produksionet më të mira.

Regjisori 30 vjeçar Bekim Guri ka deklaruar se, përveç në Paris, filmi “Heshtje” do të jepet si premierë ballkanike në festivalin ndërkombëtar të filmit në Tiranë që do të fillojë këtë muaj si dhe në festivalin e filmit të shkurtër që mbahet për herë të shtatë më 15-16 nëntor në Bazel të Zvicrës dhe që organizohet nga komuniteti shqiptar, transmeton Koha. Guri poashtu ka bërë të ditur se së shpejti do ta nënshkruaj një kontratë me një kompani filmike spanjolle për distribuimin e filmit.

Më Shumë

Parashqevi Simaku rikthehet në Fest 63

Në natën e tretë të Fest 63, që është edhe “Nata e Nostalgjisë”, do të jetë e pranishme në skenën e Festivalit edhe këngëtarja...

KBF Bashkimi shpallet skuadra më e mirë e vitit 2024 në konkurrencën e femrave

Në ceremoninë Laureatët 2024, KBF Bashkimi u shpall skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave për vitin 2024. Ky çmim nderon përkushtimin dhe...

Lajmet e Fundit