AAK-së sot iu bashkua edhe Naser Pajaziti (FOTO)

Partisë së Ramush Haradinajt sot u bashkua edhe një person tjetër.

Me anë të postimit në Facebook, i pari i AAK-së tregoi se rrugëtimit të tij iu bashkëngjit edhe Prof. Dr. Naser Pajaziti.

Aleanca, duke u udhëhequr mbi parimet për shtet të fortë dhe vendimmarrje sovrane, po e fiton mbështetjen e personaliteteve me integritet. I nderuar që sot AAK-së iu bashkua edhe Prof. Dr. Naser Pajaziti, profesor i asociuar dhe anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës, për t’i dhënë fuqi projektit 100% shtet. Rreshtimi me ofertën tonë, të intelektualëve si profesor Pajaziti, ngritë parametrat e fuqizimit të gjithmbarshëm të shtetit. Mirënjohës Dr. Pajazitit për besimin!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Lajmet e Fundit