Promovohet projekti i pestë i shëndetësisë në Prizren

Në Prizren ka filluar ofrimi i shërbimit të terapisë intravenoze, respektivisht dhënies së infuzioneve në objektin e Urgjencës

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka tha se ky është projekti i pestë me radhë në shëndetësi.

“Sot kemi filluar me ofrimin edhe të një shërbimi shumë të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve, atë të terapisë intravenoze, respektivisht dhënies së infuzioneve në objektin e Urgjencës”, shkruan Haskuka.

“Përveç rasteve urgjente, tanimë të gjithë banorët e Komunës së Prizrenit, të cilët kanë raport mjekësor, do ta kenë mundësinë e marrjes së infuzioneve në këtë objekt, nën përkujdesjen e stafit i cili është formuar enkas për këtë qëllim”.

“Ky është projekti i pestë me radhë pas ofrimit të shërbimeve laboratorike për analiza të hormoneve të gjëndrës tiroide, shërbimit 24 orësh në QKMF, hapjes së njësisë Diabetike në QMF 1 dhe ofrimit të kujdesit paliativ për qytetarë me sëmundje kronike”.

“Gjatë ditëve në vijim do të kemi edhe shumë projekte të reja në fushën e shëndetësisë, të cilat mundësojnë ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Lajmet e Fundit