Rahovec/ Tetëvjecari serb dyshohet se u dhunua nga një 72 vjeçar

Një fëmijë i moshës tetë vjeçare komunitetit serb dyshohet se është dhunuar seksualisht mbrëmë  nga një  burrë 72 vjeçar i po të njëjtit komunitet në Rahovec.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Lirie Podrimaj, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Ajo tha se i dyshuari është ndalur nga policia në stacion për 48 orë, njofton Klan Kosova.

“Mbrëmë rasti është raportuar nga nëna e viktimës , viktima është i komuniteti serb i moshës 8 vjeçare, nëna e tij ka raportuar se dyshon që fëmija i saj është keqtrajtuar seksualisht nga një person po ashtu serb i lindur në vitin 1947 nga i njëjti fshatë”.

“Ne e kemi klasifikuar rastin si dhunim por jemi duke vazhduar me procedurat ligjore ku viktima duhet të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Varësisht prej raportit çka rezulton mundet të ndryshohet edhe klasifikimi i rastit”, ka deklaruar Podrimaj për klankosov.tv.

Më Shumë

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit