Nait Hasani reagon për mospërfshirjen në listë

Partia Demokratike e Kosovës, pas shumë hezitimeve dhe mospajtimeve, mbrëmë më në fund e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Në listën prej 110 kandidatësh, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pavarësisht premtimeve, ka përfshirë edhe persona që kanë problem me ligjin, apo tjerë që janë dënuar më herëti.

Në këtë listë mungon Nait Hasani, ish-deputet i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së.

Në një prononcim për Sinjalin, ai ka thënë se mospërfshirjen në listë e ka kërkuar vetë.
“Unë kam kërkuar të mos jem në listë për arsye personale, të cilat s’dua t’i bëj publike”, ka thënë shkurt Hasani.

Përveç Nait Hasanit, jashtë listës së PDK-së mbetën edhe ish-deputetë të tjerë si Flora Brovina, Zenun Pajaziti, Sala Berisha-Shala dhe Abdyl Salihu. /Front Online/

Më Shumë

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit